Osmani: Nëse ka vullnet politik kontesti me Bullgarinë mund të zgjidhet edhe nesër

Date:

Shefi i diplomacisë maqedonase i ftuar sonte në emisionin Click Plus tha se kanë ngelur edhe pak ditë nga Presidenca franceze në BE dhe koha nuk pret për një marrëveshje definitive me Bullgarinë, por nëse ka vullnet të fortë politik nga të dyja anët, kjo zgjidhje mund të arrihet edhe nesër.

“Deri më 30 qershor është presidenca franceze. Deri më datën 30 do të bëjmë përpjekje maksimale. Nuk është asgjë e rastësishme edhe ajo që po ndodh në Bullgari. Mund të ketë edhe diçka në prapavijë. Në esencë mendoj se ka një dorë të zgjatur që do të prishi punë, por ne duhet të punojmë dyfish për të rregulluar kohë. Nuk kemi një “Po” definitive nga asnjëra palë, por nëse ka vullnet politik mund të gjejmë zgjidhje”- deklaroi Osmani.