Isen Shabani largon nga puna të vetmin ish-ushtar të UÇK-së i punësuar në Komunën e Vrapçishtit

Date:

Kryetari i komunës sl Vrapçishtit nuk ndal opstruksionet, shantazhet dhe keqpërdorimet e pozitës zyrtare, së fundmi ai ka detyruar që të largohet nga puna të vetmin ushtarë të UÇK-së të mbetur në Komunën e Vrapçishtit Muhamed Muharemin. Siç mëson redaksia e portalit tonë Muharemit menjëherë pas zgjedhjeve kanë filluar ti kërcënohen dhe ti bëjn shantazhe pasi që ky i fundit sipas tyre nuk ka mbështetur Isen Shabani në zgjedhjet e fundit lokale madje mësohet se Muharemit prej përfundimit të zgjedhjeve e deri më tani i kanë ndëruar vendin e punës më shumë se 5 herë.

Kujtojmë që kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani vijon me të njejtat avaze të vjetra edhe pse kundër ti po hiqet procedurë për tre vepra të rënda penale.