Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grliq Radman sot viziton Shkupin

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Krahas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet një ngjarje solemne, që do të shënohet me koncert të Ansambleve folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e më pas do të ketë pritje përkatëse për kremtimin e përbashkët të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë”, thonë nga MPJ.

Në ditën e dytë të vizitës, ministri Radman do të marrë pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog që do të mbahet nga 16-18 qershor në Ohër.