Zyrtare: Pas rastit me “SunnyHill”, Tirana bëhet sponsore edhe e “Dokufest”

Date:

Ky festival është zhvendosur për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, shkruan lajmi.net.

E sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një tjetër lajm për një tjetër festival që mbahet në Kosovë.

Bëhet fjalë për “DokuFest” që mbahet në Prizren.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj, ka zbuluar se qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i këtij festivali.

“Shumë i lumtur që këtë vit qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i “DokuFest” në Prizren kuruar me zemër nga Vetoni, Erolli, Nita & miq. Ndonëse jo në Tiranë, por me shumë pjesëmarrje nga Tirana, por nuk ka rëndësi që jeta kulturore të gelojë këtej e andej e gjithandej ku ka shqiptar.”, ka shkruar Veliaj në ‘Twitter’./Lajmi.net/