Ahmeti pret në Reçicë të Vogël ambasadoren e Zvicrës: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë shumë e rëndësishme

Date:

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Reçicë të vogël, kreu i integristëve ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës znj. Veronika Hulman Marti.

Këtë njoftim e ka bërë vet kreu i integristëve i cili thotë se me znj. Hulman kanë shkëmbyer qëndrimet rreth proceseve aktuale politike dhe rëndësinë e madhe siç thotë ai të zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, njofton indeks.mk

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Në takimin që realizova me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, znj. Veronika Hulman Marti shkëmbyem qëndrimet tona rreth proceseve aktuale politike, rëndësinë e madhe të zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe nevojën e funksionimit të Kuvendit pa bllokada dhe obstruksione të pakuptimta në shërbim të nevojave të qytetarëve.

Shpreha mirënjohjen time për përkrahjen që shteti zviceran i jep perspektivës europiane të vendit dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.