Flet avokati i Cllevios: Ai shkoi te Noizy për t’i kërkuar falje, ata mezi kanë pritur dhe e kanë goditur

Date:

Avokati tregoj se Cllevio shkoi e Noizy për ti kërkuar falje në lidhje me një sharje dhe ata e kanë goditur mirëpo tani çështja me reperin është mbyllur, shkruan lajmi.net.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, ka thënë avokati.

Ndër tjerash avokati tregoj se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg.

Rikujtojmë se reperi në javën e kaluar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.  /Lajmi.net/