Dy investime kapitale në komunën e Çairit, salla “Partizan” dhe ndërtimi i pishinës

Date:

Kryetari Visar Ganiu jep lajmin e shumëpritur për qytetarët e komunës së Çairit e në veçanti për sportdashësit. Ai paralajmëroi dy investime kapitale të cilat pritet të fillojnë të realizohen në një të afërme të shpejtë.  Bëhet fjalë për rikonstruimin e Sallës së Sporteve “Partizan” dhe ndërtimi i pishinës së re në Çair.

E gjithë kjo është arritur në bashkëpunim me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

Postimi i plotë:

SALLA “PARTIZAN” SË SHPEJTI DO TË RIKONSTRUOHET, NIS NDËRTIMI EDHE I PISHINËS NË ÇAIR

Dy investime kapitale fillojnë së shpejti në Komunën e Çairit. Gjatë një takimi që sot realizova me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski u dha informacioni i shkëlqyeshëm se shumë shpejt do të fillojë rikonstruimi i Sallës së Sporteve “Partizan”. Por, paralelisht me këtë do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës së re në Çair që do të jetë me përmasa moderne, ndërsa për të cilën pishinë procedurat teknike para ndërtuese kanë përfunduar.

Gjatë takimit theksova se këto dy investime do të jenë tejet domethënëse për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë, duke marrë parasysh faktin se para së gjithash brezat e rinj meritojnë më të mirën e mundshme.

Pas takimit bashkë me z.Grubi dhe z.Mojsovski, por edhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, z.Jetmir Asani vizituam sallën “Partizan” rikonstruimi i së cilës nis shumë shpejt.