Ganiu takim me esnafët e Çarshisë dhe përfaqësues të zejtarëve

71

Kisha kënaqësinë sot të takoj disa nga esnafët e Çarshisë së Vjetër dhe përfaqësues të zejtarëve, të cilët në organizim të Komunës së Çairit dërgojnë 10 ekspozues-zejtarë në Panairin e Mostarit të Bosnjë e Hercegovinës, që do të mbahet nga data 22 deri më 24 qershor.
Në këtë event që mban titullin “Ditët e qershisë” zejtarët do të promovojnë sipërmarrësinë dhe zejet autoktone nga rajonet prej nga vijnë.

Pjesëmarrja e zejtarëve në këtë panair realizohet pasi Komuna e Çairit paraprakisht nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Mostarin dhe që ka për synim zhvillimin dhe afirmimin e zejeve të vjetra.

Ju urova rrugë të mbarë esnafëve dhe përkujtova se gjithmonë do ta kenë mbështetjen time dhe të institucionit që drejtoj konkretisht në promovimin e zejeve dhe punës së tyre, e rrjedhimisht edhe të Çarshisë së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here