Osmani takim me përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, në mëngjesin e punës ishte nikoqir i përfaqësuesve të lartë të rajonit në formatin B6, si dhe të pesë përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor nga SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Austria: Zëvendësndihmësit Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, Miroslav Lajçak, Sir Stuart Piç, Manuel Saraçin dhe Johanes Ajgner.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ende po luftojnë për të gjetur vendin e tyre në mesin e demokracive të zhvilluara perëndimore, rezistente ndaj sfidave globale. Ende na mungon përgjigje për disa nga pyetjet urgjente të hapura me të cilat përballet rajoni, me qëllim që të nxisim debate thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. – theksoi Osmani.

Në këtë kontekst, B6 ishte një iniciativë autentike e aftë për të ofruar komunikim të shpejtë të drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet që prekin vendet e rajonit.

Përballë invazionit rus në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal po bëhet edhe më i rëndësishëm, veçanërisht lidhur me demonstrimin e lidershipit të përbashkët politik dhe unitetit evropian. Bashkëpunimi dhe uniteti i përforcuar rajonal duhet të jenë elementë të rëndësishëm të angazhimit tonë të përbashkët të ndaj BE-së, lidhur me anëtarësimin e ardhshëm në Union.

Ky takim është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që përfaqësuesit kryesorë të Ballkanit Perëndimor ulen në tryezën e njëjtë.

Iniciativa B6 është iniciuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog të vitit të kaluar në formatin e Ministrave të Jashtëm, me qëllim të vendosjes së komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efektiv për çështjet me interes rajonal. Veçanërisht është rëndësishme është mbështetja e fortë e SHBA-së që u demonstrua në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, i cili së fundmi u mbajt në Uashington.

Mëngjesi i sotëm i punës është takimi i tretë i organizuar në kuadër të formatit B6.