BDI-ja i mban leksione opozitës, Sela të mësoj nga Ahmeti se si vlerësohen aktivistët!

Date:

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar mënyrën skandaloze të zgjedhjes së krerëve të degëve.

Pas Tetovës, Sarajit, Shuto Orizares, ASH-ja ka zgjedhur kryesinë e Dibrës dhe Kërçovë, e për të njëjtët  degë vendosën jo më shumë se 10 persona.

Në këtë mënyrë, Aleanca e Selës ka vendosur që të mos i përfill anëtarët e thjeshtë, ata që i sollën vota dhe i dhanë forcë  partisë së udhëhequr nga Ziadin Sela.

Përdallim nga ASH-ja është Bashkimi Demokratik për Integrim që i vlerëson trupin e aktivistëve pasiqë në 10 degë ishin vetë anëtarët e kësaj partie që me votat e tyre në garë demokratike duke përdorur mënyrën një anëtarë një votë zgjodhi krerët e degëve.

E mënyra se si BDI-ja zgjodhi krerët e degëve u ka pëlqyer edhe analistëve e njohësve të rethanave politike. Ishte Visar Ademi ai që vlerësoi se opozita duhet të marrë leksion nga BDI-ja për mënyrën se si duhet zgjedhur kryetarët.