Ganiu mirëpriti mundësin Vejseli, i dëshiroj suksese dhe kthim me fitore

Date:

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ka mikpritur Fati Vejselin – mundës i KM Liria dhe përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për t’ia shprehur mbështetjen e tij dhe komunës. Vejseli niset drejt Oran-it të Algjerisë për Lojërat Mesdhetare.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në mundje do të niset sot për në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Në këtë event do të na përfaqësojnë nga Klubi i Mundjes “Liria”, mundësi Fati Vejseli bashkë me tim-liderin e Reprezentacionit dhe nënkryetar i Klubit Ahmed Ademi. Përfaqësuesit tanë i prita sot në Komunën e Çairit, duke ju uruar që të na kthehen nga këto gara me shumë suksese si çdoherë.