Jakimovski lëshon bombën: Mickovski si Putini, VMRO-ja ka probleme në qytetin e Shkupit!

Date:

Kryetari i GROM-it njëherit edhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, vazhdon akuzat ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi dy partitë zyrtarisht e prishën koalicionin këtë javë.

“Nuk janë kreativë, nuk kanë çfarë të thonë për banesat. Ata kanë probleme me mua, por pse kanë probleme me Danela Arsovskën në qytetin e Shkupit, pse punët e tyre nuk shkojnë ashtu siç duhet?”, pyet Jakimovski.

Ai thotë se lideri i VMRO-DPMNE “funksionon si Putin”.

“Kush është ai në gjithë Maqedoninë që të thotë çfarë duhet bërë? Si kryeministër luan edhe kryetar bashkie. Mund të jetë kudo, por një kryetar pikant nuk mund të shkojë në Karposh”, tha Jakimovski.