Emshiu: Vazhdojnë punimet në shtratin e lumit në Kamjan

Date:

Shtrati i lumit në fshatin Kamjan po vazhdon të rregullohet dhe këtë e bën të ditur kryetari i Bogovinës, Besnik Emshiu nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
Lexoni statusin e plotë:
Vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Kamjan.
Sot, kam inspektuar nga afër punimet që po bëhen për rregullimin e shtratit të lumit pas pastrimit të tij.
Të gjitha punimet pritet të bëhen sipas standardeve modern që parasheh projekti i dedikuar pikërisht shtratit të lumit.
Banorët e fshatit Kamjan do të kenë një ambient të mirëfilltë përgjatë shtratit të lumit, ndërsa ne nuk do të ndalojmë me kaq.
Qytetarët e komunës së Bogovinës meritojnë një jetë më të mirë, kurse ne do të vazhdojmë të punojmë tek të gjitha vendbanimet.