Kryeministri Kovaçevski niset drejt Brukselit

72

Dimitar Kovaçevski, Edi Rama e Aleksandar Vuçiq bëhen pishmanë. Tre liderët paralajmëruan pjesëmarrje në Samitin e BE-së në Bruksel për Ballkanin perëndimorë. Kovaçevski deklaroi se derisa nuk sigurohet progres i procesit do të goditet besueshmëria e BE-së dhe Ballkanit, shkruan Alsat.

“Morëm vendim që edhe njëherë të dëshmojmë që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme Evropiane. Vendosëm se duhet para vendeve mike të cilat janë të përkushtuara mbi përparimin e rajonit në planin ekonomik dhe politik dhe që angazhohen për procese të shpejta dhe vendimtare euro integruese, t’i përsërisim përpjekjet tona për rrugëtimin Evropian të gjithë Ballkanit perëndimorë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë tha se nuk është i interesuar për të dëgjuar edhe një kërkim falje, sot tha se ka informacion se diçka është duke lëvizur në Bullgari, por mbetet pesimist. Rama adresoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Bullgarisë e cila sipas tij ka kidnapuar dy shtete anëtare të NATO-s.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se bashkërisht me dy kryeministrat është pajtuar që qëndrimet t’i shpalosin bashkërisht para përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së. Vuçiq potencon se pavarësisht pengesave të shumta, përcaktimet euro integruese mbeten të palëkundura.

“Duke pasur parasysh se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pafundësisht kanë shprehur interesimin e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit perëndimorë, vendimi për të marr pjesë në samitin e Brukselit paraqet edhe një vendosmëri mbi betejën për përparimin e vendeve tona, por edhe porosi që pavarësisht shumë pengesave, kemi vendosur të japim kontribut konstruktiv në rrugën drejt euro integrimeve”, u shpreh Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Ditë më parë tre liderët ishin të rezervuar mbi pjesëmarrjen e tyre në Bruksel pikërisht shkaku i vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here