Nuredini: Bizneset duhet të jenë drejtues në tranzicionin energjetik të rajonit

Date:

Përfaqësues nga sektori qeveritar, qytetar, akademik dhe privat nga rajoni I Ballkanit Perëndimor sot debatuan për mundësitë si biznesi të gjendet në radhët e para të tranzicionit energjetik. Tryeza e rrumbullakët hibride me temë “Mundësitë dhe sfidat për sektorin e biznesit në vendosjen e mekanizmave të taksimit të karbonit në rajonin e Ballkanit Perëndimor” u realizua me organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Rrjetit Evropian të Veprimit Klimatik (CAN Europe) dhe Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor – Ekosvest.

Duke pasur parasysh nevojën për veprim të shpejtë klimatik dhe dekarbonizimin e sektorit të biznesit, kjo tryezë ofroi një platformë për njohjen e rolit të saj kyç në tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e përfshirjes së hershme të tij në politikëbërjen e duhur, njoftojnë nga MMJPH-së.

“Përfshirja aktive dhe në kohë e bizneseve, veçanërisht e atyre me energji intensive dhe prodhim të energjisë, në realizimin e qëllimeve të dekarbonizimit si një hap drejt arritjes së neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050, nuk është vetëm e dobishme për shoqërinë, por mund të jetë edhe ekonomikisht e qëndrueshme”, deklaroi ministri Naser Nuredini, duke ftuar sektorin e biznesit që të ndajë përvojat e mira dhe masat kryesore nxitëse që kalimi në qasjet industriale më të gjelbra të realizohet në mënyrën më efektive, të drejtë dhe më të suksesshëm në rajon.

Gjatë panel-sesionit, siç kumton MMJPH-ja, u shqyrtuan mundësitë e biznesit dhe sfidat e tranzicionit energjetik, mundësitë e mira dhe efektet e mundshme të taksimit të karbonit, si dhe nevoja për përgatitjen e sektorit privat për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me qëllimet klimatike për vitin 2030, Udhërrëfyesi për Dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë dhe Deklarata e Sofjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmi i BE-së për Rregullimin e Kufirit të Emetimeve të Karbonit.

Në tryezën e rrumbullakët me fjalimet e tyre morën pjesë edhe përfaqësues të kompanive drejtuese nga energjetika dhe sektorë të tjerë industrial me intensitet karboni nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Mali i Zi, nga kompanitë vendase “Titan Çimentorja Shkup”, “Makstil”, por edhe nga fusha shkencore që morën pjesë në analizën dhe përpunimin e skenarëve të mundshëm, si dhe në modelimin dhe krijimin e politikave kombëtare dhe qëllimeve klimatike.

“Rrugicat drejt arritjes së qëllimeve të neutralitetit klimatik duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e barabartë. Në arritjen e këtyre qëllimeve, është e domosdoshme që çdo palë e interesuar të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, duke përfshirë industritë me intensitet karboni. “Tranzicioni i hershëm drejt zgjidhjeve pa fosile nuk është vetëm një mundësi për të zbutur ndryshimet klimatike, por edhe një mundësi për ekonominë përmes adaptimit duke përshtatjes së biznesit për të minimizuar ndikimin e tranzicionit dhe për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë,” thanë organizatorët.