Shaqiri: Përfshirja e personave me nevoja të veçanta është proces që duhet të avancohet dhe përmirësohet

53

Përfshirja e personave me nevoja të veçanta është proces që duhet të avancohet dhe përmirësohet. Viteve të fundit është bërë përparim i madh në përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta, por edhe pse kemi realizuar aktivitete të shumta në këtë drejtim ka ende shumë punë për tu bërë. Inkluziviteti i nxënësve me nevoja të veçanta është proces që duhet avancuar, përmirësuar, me qëllim që të gjithë të kenë të njëjtat mundësi arsimimi.

Një gjë për të cilën jam veçanërisht krenar është rritja e numrit të nxënësve me vështirësi në shkollat fillore, i cili krahasuar me vitin shkollor 2019/2020 është rritur për 4.5%. “Ky numër nuk është maksimumi që duhet arritur, besoj se me çdo nxënës të ri me nevoja të veçanta i cili do të regjistrohet në shkollë thyejmë stereotipet se të njejtit nuk mund të arrijnë asgjë në jetë”, theksoi Shaqiri.

Potencova se vitin e kaluar shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka angazhuar 500 asistentë personalë për këta nxënës ndërsa njëkohësisht janë punësuar 49 edukatorë specialë dhe rehabilitues në shkollat fillore me qendra burimore për mbështetjen e nxënësve me vështirësi dhe kuadrit mësimor.

Në kuadër të programit “Bëhu IN, bëhu inkluziv, bëhu i inkluduar”, janë ndarë 287 bursa për fëmijët me nevoja të veçanta të përfshirë në arsimin e rregullt, për klasën e parë dhe të dytë, për të mbështetur familjet dhe nxënësit me materialet bazë që u nevojiten”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here