Agim Ademi publikon projektin se si do të duket stadiumi “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Date:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar pamje se si do të dukej ky stadium pas rritjes së kapacitetit të tij.

Me planin e ri, ashtu siç ka zbuluar i pari i FFK-së, stadiumit në Prishtinë do t’i shtohen edhe 8000 ulëse dhe kështu do të shkonte në rreth 21 mijë ulëse në total pasi kapaciteti aktual i tij është 13 mijë ulëse.

Më poshtë keni pamjet e publikuara nga kryetari Agim Ademi në “Facebook”.