Grubi mirëpriti rektorin Zeqiri: Universiteti “Nënë Tereza” gjithmonë do ta ketë përkrahjen e Qeverisë

Date:

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi sot ka pritur në takim rektorin e ri të UNT-së, Izet Zeqiri dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqir.

Lexoni statusin e plotë:

Mirëprita sot në takim pune rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” z. Izet Zeqiri, të cilin e përgëzova për emërimin në krye të universitetit dhe i urova shumë sukses në avancimin sa më cilësor të funksionimit të kësaj vatre të dijes.

Gjatë bashkëbisedimit për sfidat e arsimit të lartë që bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri realizuam me rektorin Zeqiri i përcolla mesazhin se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit.

Тemë të diskutimit kishim edhe kampusin e ri universitar në zonën e kazermës “Ilinden” ku objektet ekzistuese së shpejti do të fillojnë të rikonstruohen dhe përshtaten me standard bashkëkohor për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët, pasi për këtë veçmë kemi realizuar pranim – dorëzimin e lokacionit dhe kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative.