Merko mirëpriti gazetarin e mirënjohur të VOA-s, Ilir Ikonomi

92
Në një vizitë miqësore kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko mirëpriti gazetarin e VOA (zëri i Amerikës) z. Ilir Konomi nga Shqipëria i cili jeton dhe vepron në SHBA dhe njihet si ikonë e gazetarisë mbarë shqiptare.
Duke u nisur nga provoja dhe eksperienca, e gjatë afro 50 vjeçare në gazetari, z. Konomi dha shumë lëvdata për qytetin e Strugës, Strugën siç e kemi ëndërruar dhe tani po e shohim në realitet.
 Gjithmonë i motivuar nga natyra e bukur, gazetari shprehu se qytetit jonë ka shumë për të ofruar, ujë kristal i liqenit dhe lumit, gjelbërimi dhe ajri i pastër që ofrojnë malet që rrethojnë Strugën, pastërtia dhe mirëmbajtja nga institucionet përkatëse, fshatrat pitoreske dhe natyrisht banorët e dashur dhe mikpritës.
Në takim u bisedua edhe për aktivitete të tjera në sferën ekonomike, kulturore dhe sport, si dhe për udhëheqjen e institucionit Komunë që nga viti 2002.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here