Rutte: Asgjë nuk është e lehtë në Ballkan, penalizimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë i padrejtë

58

Gjatë Samitit Evropian në Bruksel, kryeministri holandez Mark Rutte shprehu shqetësimin për bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë dhe rrjedhimisht ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se po bëhen përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke shtuar se ka një shans 50-60 për qind që të arrihet javën e ardhshme dhe gjërat të lehtësohen disi.“Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, situata ndryshon nga vendi në vend. Bosnja e di se ka një punë të madhe për të bërë para se të marrë statusin e kandidatit, Kosova ka bërë njëfarë progresi drejt liberalizimit të vizave dhe kjo më pëlqen, por unë jam më i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, dhe rrjedhimisht Shqipërinë, për shkak të bllokadës bullgare që ndalon dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Rutte.

Rutte u shpreh së në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, sepse rajoni ka disa probleme të theksuara.

“Francezët, gjermanët dhe madje edhe holandezët ishin përpjekur të negocionin një rezultat të caktuar, duke theksuar se bullgarët tani po bëjnë përpjekje për të bërë një hap përpara. Sigurisht, kjo duhet të jetë e pranueshme edhe për maqedonasit. Asgjë nuk është e lehtë në Ballkan, kam përshtypjen se kurrë nuk do të jetë, por këtu mendoj se ka një shans 50-60 përqind për përparim gjatë javës së ardhshme”, tha Rutte përpara Këshillit Evropian në Bruksel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here