Gostivar, një i mitur goditet nga vetura

78

Një këmbësor i mitur është goditur nga një automjet në Gostivar, njofton MPB.

Sipas policisë, dje në ora 18:50 në Gostivar, në bulevardin “Braqa Gjinovski”, vetura “Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga B.Z. (67) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari.

Nga MPB thonë se në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente Gostivar.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga një ekip policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here