262 persona u gjobitën nga policia në territorin e Shkupit

68

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 262 gjoba, prej të cilave: 143 për tejkalim të shpejtësisë, 31 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 17 gjoba u janë shqiptuat motoçiklistëve.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për vozitës fillestar, 9 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara,4 për mosvënien e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here