VIDEO / Pika kufitare në Tabanoc, radhë të gjata për hyrje në Maqedoni

Date:

Kolonat e gjata të pritjes në pikën kufitare në Tabanoc përsëri janë rikthyer si shkak i ardhjes së mërgimtarëve që vijnë për pushime në vendlindje. Disa udhëtarë në redaksinë e tv KlanM dërguan pamje të kolonave të automjeteve që presin për të kaluar në këtë pikë kufitare nga ku ankohen, se po presin para kufirit në Tabanoc, edhe atë në temperatura të ulëta.

Nga LAMM njoftojnë se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë u bënë thirrje të gjithë shoferëve pjesmarrës në trafik që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.