Ganiu: INM “Izet Curri” me vite përcjell vlerat e modës evropiane

Date:

Mbrëmë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, INM “Izet Curri” realizoi ekspozitën vjetore, të pranishëm ishin shumë figura të njohura për publikun – mes tyre edhe kryetari i komunës së Çairit, Ganiu dhe ai i Kërçovës, Dehari.
Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curri” ,i cili që nga hapat e parë gëzon mbështetjen e plotë të Komunës së Çairit, sot realizoi ekspozitën vjetore.
Ajo që ë bën edhe më me peshë ekspozitën e sivjetme është fakti se ju dedikohet grave kreatore të modës, gjegjësisht kjo ekspozitë i dedikohet kontributit të gruas në modë dhe paraqet përpjekje për ta parë botën e modës nga perspektiva e saj.
Në eventin e sontëm theksova se ky Institut vite me radhë përcjell në trojet tona vlerat e larta estetike të modës evropiane, e insitucioni ynë fuqishëm vazhdon ta mbështesë këtë thesar.