Driton Kuka pasi Distria fitoi medaljen e artë: Kosova mbi të gjithë

65

Distria Krasniqi arriti t`i sjell Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë në Oran të Algjerisë.

Xhudistja jonë mundi brenda pak minutash në finale kroaten, Ana Viktorija, Puljiz, transmeton lajmi.net.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Pas kësaj fitore të madhe të Distrias ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka.

Sipas tij ajo kishte shkëlqyer dhe se Kosova është mbi të gjithë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell reagimin e tij:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here