Kryeministri Kurti priti në takim pianisten Adea Badivuku

59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pianisten Adea Badivuku, ku e ka përgëzuar për performancën e saj në Carnegie Hall, dhe për çmimin e parë që e fitoi në konkursin ndërkombëtar të pianos në Nju York.

Adea Badivuku, pianiste

Badivuku gjatë takimit me kreun e qeverisë, foli për rrugëtimin e saj profesional artistik dhe privilegjin që të jetë kandidatja e parë e doktoraturës për performancë piano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kosova.

Ajo gjithashtu foli edhe për angazhimin e saj si Zëvendëspresidente e Shoqatës Kombëtare të Mësuesve të Muzikës UNR, Drejtoreshë e muzikës dhe trajnere vokale e Operës së Dhomës së Nevadës dhe Përfaqësuese e Këshillit Studentor të Diplomuar të Muzikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here