Merko thërret qytetarët ti paraqesin problemet e tyre

Date:

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Strugës Ramis Merko, u mbajt takim koordinues në mes drejtorit të Qendrës për punë sociale z. Mehmed Halili, komandatit të policisë z. Abdylqerim Kamberi, drejtuesit të Njësisë për punë të brenshme në Strugë, z. Dritan Ajro si dhe inspektorëve komunal ndërtimor.

Qëllimi i këtij takimi ishin disa tema që shqetësojnë qytetarët dhe përfaqësuesit e organeve kompetente u bënë bashkë për të gjetur zgjidhje të të njëjtave.

U vendos që të kryhet pastrimi i rrjedhës së lumit Drin, nga ura e spitalit e tutje.
Gjithashtu edhe kujdesi për mirëmbajtjen e qytetit.

Prandaj apelojmë te të gjithë qytetarët që të solidariozohen dhe të ndihmojnë në paraqitjen e keqpërdorimeve deri te organi përkatës.