Përplasen deputetët e opozitës dhe pushtetit në Kuvendin e Kosovës

36

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka akuzuar qeverinë Kurti 2 se ajo është duke i’a bërë argatin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke mos i trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

Ndërsa deputeti i Pushtetit Haki Abazi i ka bërë një kundër reagimi depuetetit të opozitës  Hisen Berishës.

Abazi ka thënë se ai “së paku duhet të kesh fytyrë, si burrë që je edhe si ish-luftëtar”.

Ndërsa ai ka shtuar ss veteranët nuk meritojnë mbrojtjeje nga një person siç është Hisen Berisha.

“Një shëtitës i partive e një lypës i rrugëve që i akuzon njerëzit pa asnjë fakt”, ka thënë Abazi.

Mirëpo kjo për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është një lojë e cila duhet të  përfundoje.

“Nëse mendoni që shqiptarët duhet të fshijnë rrugët e Beogradit dhe t’i presin drunjtë e serbëve, tregoni që ajo është statusi në të cilin mendoni që shqiptarët duhet të kenë rol”, ka deklaruar Abazi.

Berisha, ka thënë se në rolin e veteranit  të Luftës do të mbrojë vendin në të gjitha mënyrat.

Berisha, Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, pasi në luftë është dashur të vije në Koshare - Telegrafi

Tutje, Berisha  i është referuar Haki Abazit me termin ‘shoku’ i cili ishte përdorur  në kohen e komunizmit nga sistemi jugosllavë,  “dëgjo shoku Haki” unë jam Hisen Berisha, dhe kam identitet publik, biografi publike dhe kam kaluar nëpër disa institucione ku jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format, në të gjitha segmentet e mundshme dhe i vetmi jam unë që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë në NATO deri në 2018, garanci për 10 vjet përpara”.

Parashikimet e Berishës, për  atë se çfarë mund të fitojë  lloji i Haki Abazit, nga bisedimet me Serbinë janë . “Por, ti shoku Haki dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor shumë. Se nuk do të fitoni asgjë prej Serbisë, po ta garantoj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here