Ahmeti: Vlerësoj se është koha të dëshmojmë pjekuri dhe racionalitet e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta

53

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me mbledhjen e sotme me partnerët e koalicionit qeverisës ka thënë se po shqyrtohen të gjitha pikat për ta gjetur zgjidhjen përfundimtare me Bulgarinë dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Në çastet vendimtare për ardhmërinë europiane të vendit, me partnerët e koalicionit qeverisës jemi ulur në tavolinën e punës dhe po shqyrtojmë me vëmendje idetë e trasuara në propozimin e presicendës franceze për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje.

Para nesh dhe para gjithë opinionit është një kompromis i propozuar që përkrahës ka mbarë Europën dhe SHBA-të, në të janë përfshirë qartë pozicionet tona që të mos cënohet identiteti, gjuha dhe dinjiteti kombëtar i bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Vlerësoj se është koha të dëshmojmë pjekuri dhe racionalitet e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta. Nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të bëhet epiqendër e manovrave të rrezikshme të agjenturave të izolimit.

Për të mirën e të gjithëve, për ardhmërinë e sigurtë dhe progresive le ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike dhe të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here