Nga sot fillon rritja e çmimit të energjisë elektrike

Date:

Nga dita e sotme çmimi i energjisë elektrike do të rritet dhe do të filloj zbatimi i konceptit të ri të bllok tarifave. Rregullatorët sigurojnë se për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7.4 për qind. Nuk pritet as kufizime të energjisë elektrike, ndonëse autoritetet paralajmërojnë një dimër të ashpër.

Bllok tarifat do të vlejnë vetëm për energjinë elektrike të shtrenjtë dhe nuk do të ketë bllok tarifa për energjinë e lirë dhe konsumi do të paguhet në bazë të diferencës. Komisioni Rregullator i Energjisë thotë se nëse nuk do të vendoseshin bllok tarifat, çmimi do të rritej për 17.74 për qind.