Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq – konfiskohen pajisje me vlerë mbi 200 mijë euro

Date:

Policia e Kosovës, të premten ka shkatërruar pajisje të përpunimit të substancave narkotike me vlerë rreth 250 mijë euro.

Laboratori i shkatërruar nga Policia e Kosovës, gjendej në Leshak të Leposaviçit, ku kishte pajisje të montuara dhe të gatshme për përdorim të përpunimit të substancave narkotike.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se nga ky laborator sipas tij kuptohet se pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në Kosovë.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla, duke i përgëzuar njësitë e Policisë së Kosovës, ka shtuar se nuk do të ndalen së zbatuari misionin e tyre për ata që nuk zbatojnë ligjin.