205 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Date:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të Shtunën ka informuar se nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të shtunën janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 496.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 897.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 830 mijë e 686 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 262.