Ali Ahmeti: Kosova jonë ka qëndruar në këmbë falë guximit të veprimit kombëtar të shumë gjeneratave

Date:

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 32 vjetorin e shpalljes së Deklaratës kushtetuese mbi Kosovën nga ana e 111 delegatëve shqiptar.

Sot bëhen 32 vjet nga momenti kur 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë sypatrembur nga rrethimi policor dhe ushtarak shpallën Deklaratën kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës jugosllave.

Ky akt politiko – juridik ishte shprehje e vullnetit shekullor të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat vendimtare, dëshmi e qëndresës heroike në kauzën e drejtë dhe frymëzim i shumë ngjarjeve të mëpasme të rezistencës demokratike.

Kosova jonë ka qëndruar në këmbë falë guximit të veprimit kombëtar të shumë gjeneratave që për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e saj u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht.