IKSHPK bën thirrje për vaksinim, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Date:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ju ka bërë thirrje për vaksimin qytetarëve, në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19 pasi që kjo sëmundje nuk ka mbaruar.

“MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, kanë shkruar në postim.

Ilustrim

Ndërkaq, rekomandojnë që të testohen të gjithë ata persona që kanë simpotma të kësaj sëmundje.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, shkruhej ë psotimin e tyre në Fabebook.