Moti i keq, Ganiu: Ekipi i komunës Çair dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” janë në terren!

Date:

Bashkëqytetarë të nderuar si pasojë e motit tejet të keq që kaploi territorin e Komunës tonë të Çairit, u rrëzuan drunj tek QT “Mavrovasja” dhe në Rr. “Cvetan Dimov”.

Por, ekipet tona komunale dhe të NP “Parqe dhe gjelbërime” pranë qytetit të Shkupit, tanimë janë në terren dhe janë duke u mënjanuar drunjtë e rrëzuar.

Edhe ditët në vijim ekipet tona komunale dhe të “Parqeve dhe Gjelbërimeve”, do të reagojnë për mënjanimin e të gjithë drunjve që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve në Komunën tonë.