Osmani: Bullgarët, kroatët, malazezët duhet t’i përfshijmë në Kushtetutë, është në interesin tonë

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët shpjegoi detyrimin që jep propozimi i ri francez për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, përcjell TV21. Osmani tha se sipas propozimit të ri kjo do të ndodhë pasi të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në, respektivisht pas përfundimit të procesit të skriningut ose para hapjes së kapitulli të parë të negociatave.

“A i fillojmë negociatat apo nuk i fillojmë. Propozimi që ishte më herët, i cili thoshte, ndryshime kushtetuese, pastaj fillim të negociatave, tani ka fillim të negociatave, konferencë të parë ndërqeveritare, hapjen e negociatave, proces të plotë të skriningut, deri në mbarimin e skriningut, para hapjes së kapitullit të parë, duhet të bëjmë ndryshime kushtetuese. Cilat ndryshime kushtetuese, që bashkë me 6 bashkësi tjera etnike t’i vendosim edhe malazezët, kroatët dhe bullgarët”, tha Osmani.

Osmani tha se kjo nuk përbën problem pasi edhe po mos të ishte kjo çështje, ne si vend me pretendime perendimore duhet ta kishim bërë këtë veprim. Ai si shembull dha Krocainë e cila së fundmi ka vendosur në Kushtetutë rreth 22 bashkësi etnike.

“Mendoj se është në interesin tonë që këtë ta bëjmë, t’i vendosim edhe malazezët edhe kroatët, ashtu siç bëri Kroacia para disa viteve, i vendosi të thithë. Kroacia vendosi mbi 25 bashkësi, përfshi edhe neve. Neve na vendosi në Kushtetutë, aq sa jemi në Kroaci. Sepse vendosën që si vend evropian duhet të hapet Kushtetuta në mënyrë universale për të gjithë”, tha mes tjerash Osmani.