Osmani: Gjuha maqedonase do të jetë zyrtare në Bashkimin Evropian

76

“Ta çmontoj logjikën se duhet të mbetemi të bllokuar që të mos na bllokojnë”

Me këtë frazë kryedipolmati Bujar Osamni nisi takimin e sotëm me gazetarët në të cilin hodhi poshtë të gjitha akuzat e djeshme opozitare dhe të opinionisëve se me propozimin francez do të pësojë gjuha dhe identiteti maqedonas.

Në fillim siguroi se në Bashkimin Evropian gjuha do të jetë maqedonase. Do të ketë vetëm deklaratë të njëanshme të Bullgarisë për qëndrimin e saj për gjuhën, po jo në kornizë negociuese por në propcesverbale, që nuk do të ketë asnjë lloj implikimi juridik për përdorimin e gjuhës.

“Përfitimi më i madh i këtij procesi për të cilin kanë luftuar breza të tërë, për të cilin ne kemi luftuar në 90% të kohës, ishte që të mbyllet një herë e përgjithmonë çështja e gjuhës, e cila duket hapur se ishte i kontestueshëm në BE. Në kornizë zyrtarizohet gjuha maqedonase dhe si e tillë futet në mesin e 25 gjuhëve evropiane. Do të qëndrojë në tabelë në BE, siç qëndrojnë gjuhët e tjera, do të ketë edhe butonin “Macedonian language” gjithnjë, në çdo dokument”, theksoi Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.

Osmani përgënjeshtoi edhe zërat se çështjet historike dhe dypalëshe maqedono-bullgare janë futur në Propozimin francez – ndryshe nga propozimet e mëhershme. Krahasoi kornizën gjermane, e cila siç tha nuk është kontestuar asnjëherë si dhe atë të tanishmen – francezen. Në fakt, sipas Osmanit, marrëveshjet gjithnjë kanë qenë në çdo variant të kornizave që kur kanë nisur bisedimet mes nesh dhe BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here