Skandali radhës nga Kasami, për tenderat vendos vetëm ai

Date:

Gjatë ditës kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka lëshuar në përdorim rrugën “Sami Frashëri” në Tetovë.  Në të njëjtën kohë është kryer edhe sinjalizimi i rrugës.

Megjithatë edhe pse në fotografitë e Kasamit duket gjithçka bukur, kështu nuk thonë procedurat ligjore.

Kjo sepse kreu i Komunës ka “dhuruar” punët e sinjalizimit një kompanie ende pa përfunduar procedura e tenderimit për punën e kryer.

Pas gjithë kësaj në opinion ngrihen disa pyetje. A është Kasami autoriteti i vetëm që vendos se cila kompani do I fitoj tenderat në Tetovë pa respektuar ligjin?

Pse Kasami nuk ka pritur përfundimin e procedurës tenderiale?

A do të ketë procedurë kundërvajtëse kundër Kasamit?

Ndryshe, procedura tenderiale për sinjalizimin e rrugës Sami Frashëri përfundon javën e ardhëshme!