Stërzgjatet zgjerimi i hyrjes së magjistrales Kamenicë-Gjilan

45

Agim Çarolli, ka vite që e ushtron profesionin e pemë-shitësit. Pamja në lokalin e tij në hyrje të magjistrales Gjilan-Kamenicë tregon që punën e kryen me shumë pasion.

Krahas rritjes së çmimeve në treg dhe rrezikut për ulje të kërkesës së blerjes, Çarolli ka edhe shqetësime tjera.

“Kemi fituar pluhur. Pluhur-pluhur-pluhur. Na ka shkatërruar krejt, komplet na ka shkatërruar, si biznes, si pemëtari më e bukura që e kemi pasur krejt komplet në kosovën tonë”, ka thënë ai.

Për shkak të kushteve të këqija të rrugës, ai po e konsideron një veprim shumë radikal.

“Jam a ta mbylli biznesin apo të veproj me një lodhje shumë të fortë, me lodhje të madhe sepse edhe pluhuri është shumë i madh”, shtoi Çarolli.

Agim Çarolli, ka vite që e ushtron profesionin e pemë-shitësit

Punimet në këtë segment rrugor janë dinamizuar së fundmi por pluhuri po vazhdon të ngufatë bizneset afër rrugës.

Punimet në rrugën që nuk është më e gjatë se katër kilometra ka dy vjet që kanë nisur, por ende nuk po përfundojnë.

Se kur pritet të finalizohet kjo rrugë nuk kanë treguar nga Ministria e Infrastrukturës. RTV Dukagjini ka provuar të flas edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi por nuk ka kthyer përgjigje.

Për dallim prej tyre, zyrtarë nga komuna e Gjilanit thonë se për aq sa kanë përgjegjësi po bëjnë përpjekje që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë.

“Punimet janë duke ndodhur, është çështje e ministrisë. Po besojmë se së shpejti edhe ajo do të përfundojë. Është e vërtetë që është kohë vere, është vapë, vijnë edhe bashkëatdhetarët dhe do të ishte mirë që sa më shpejt që është e mundur të përfundojë”, ka thënë Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare.

Deri sa të realizohet premtimi, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me pluhur e rrugë të papërshtatshme.

Ata thonë se u ka humbur durimi nga pritja e gjatë dhe papërgjegjësia e institucioneve për ta rregulluar këtë rrugë.

“Si zakonisht te ne kështu po zhvaten gjithmonë rrugët, po shkojnë si ngadallë, po ndërtohen e po prishen. Kryesorja ndoshta po besoj që i erdhi fundi, mos po përfundon”, ka thënë Qalim Selishta-banor.

“Kështu me këto vështirësi po vazhdojmë çdo ditë, njëjtë, si qeveritë e kaluara si të tashmet gati se njëjtë, nuk dallojnë shumë”, ka thënë Sejdi Sadriu-qytetar.

Nga Gjilani dhe në përgjithësi në këtë rajon gjatë sezonit të verës rrugët mbingarkohen nga ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.

Me intensitetin e punimeve në këtë rrugë edhe kjo verë këtë rrugë të mbingarkuar pritet ta gjejë në këtë gjendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here