106 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Kosovë

53

Të hënën e 4 korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 106 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 700 doza të vaksinës.

Deri më tani 823 mijë e 767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103 dhe 270 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të hënën e 4 korrikut janë shëruar 52 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 534.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here