Bushi mirëpriti në takim ambasadorin e Kosovës në vend, Florian Qehaja

Date:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Bushi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Mirëprita sot në një takim pune ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, të cilit njëherësh i urova shëndet dhe shumë suksese në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut .

Bashkë me z.Qehaja u dakorduam që të kemi në fokus realizimin e projekteve të ndërlidhjes më efikase infrastrukturore, siç është autostrada Shkup – Bllacë, rruga Tetovë – Prizren dhe One Stop Shop nisja e funksionimit sa më parë të vendkalimeve të përbashkëta kufitare si dhe implementimin e të gjitha memorandumeve të nënshkruara gjatë seancës së përbashkët të dy qeverive tona.

Biseduam edhe mbi interesin e dy Ministrive të Brendshme dhe avancimin e thellimin e bashkëpunimit dypalësh policor me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të veprimeve kriminale.