Nuredini: I nderuar që mora pjesë në hapjen zyrtare të Ujëvarave të Kamjanit

Date:

Ishte nder i madh për mua që së bashku me kryetarin Stevo Pendarovski, drejtorin e PK Mali Sharr Ibrahim Dehari, kryetarin e Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu dhe kryetarin e Bashkësisë Lokale të Kamjanit Mahir Rexhepi morëm pjesë në hapjen zyrtare të Ujëvarave të Kamjanit, organizuar nga shoqata civile Eco Kamjan.

Respekt dhe mirënjohje të veçantë për organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale, por edhe për banorët vendas për angazhimin dhe përfshirjen e tyre në rregullimin e shtegut të këmbësorëve dhe lokacioneve rreth 8 ujëvarave të Kamjanit, të cilat e bënë këtë bukuri natyrore të disponueshme për një numër të madh të adhuruesve të natyrës.

Në këtë mënyrë fshati Kamjan dhe komuna e Bogovinës jo vetëm që vazhdojnë të zhvillohen si komunë ekologjike dhe vendbanim, por kanë hapur një tjetër atraksion turistik dhe u kanë mundësuar banorëve vendas dhe vizitorëve të jashtëm të shijojnë bukuritë natyrore të këtij lokaliteti.