Sela: Zoti e bekoftë Amerikën

Date:

I pari i ASH-së , Ziadin Sela ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke thënë se është mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve.

“4 Korriku tanimë nuk shënon vetëm Pavarësinë e SHBA-ve. Bota sot feston datëlindjen e lirisë dhe demokracisë, e gjithë kjo falë kontributit të popullit dhe shtetit amerikan në mbarë globin.Mirënjohës pafund për mbështetjen e SHBA-ve ndaj popullit shqiptar dhe mbarë rajonit  God bless America!” ka shkruar Sela.