213 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Date:

Të martën e 5 korrikut, Ministria e Shëndetësisë sipas  të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 609 testime, 213 qytetarë kanë rezoltuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më 5 korrik janë shëruar 35 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 244.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 795 doza të vaksinës dhe 823 mijë e 798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë