A do të distancohet VMRO-ja nga Levica pro-ruse dhe protestat e dhunshme?

Date:

Protestat e mbrëmshme kundër “propozimit francez” të organizuara nga VMRO dhe Levica, pëfunduan me dhunë përpara Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Skenat e djeshme përkujtuan opinionin për dhunën e 27 Prillit të vitit 2017, ku atë kohë aktivistët e VMRO-së hynë në Kuvend dhe sulmuan e gjakosën gjithkënd që u doli përpara! Një datë e cila nuk do të harrohet asnjëherë, ishte gati të ripërsëritet edhe mbrëmë.

BDI reagoi nëpërmjet një komunikate me shkrim duke u shprehur se dënon dhunën anti-europiane nga elementet pro ruse!

Gjithashtu reagime kishte edhe nga partia maqedonase në pushtet LSDM, duke u shprehur se veprimet ishin jo demokratike gjatë protestave të djeshme para Kuvendit dhe Qeverisë, duke potencuar se madje janë lënduar edhe disa zyrtarë policorë.

Shtrohet pyetja, cili do të jetë qëndrimi i VMRO-së pas zhvillimeve të mbrëmshme? A do të vijojnë të mbesin pjesë e skenarit destabilizues apo do të distancohen nga qëndrimet e Levicës pro ruse.

Protestat vijojnë kundër “propozimit francez” edhe sot nga ana e VMRO-së dhe Levicës!