Dukagjini, televizioni i dytë më i shikuar në Kosovë

Date:

Televizionet vazhdojnë të kenë rëndësi madhore për shoqërinë kosovare pavarësisht zgjerimit të konsiderueshëm të tregut medial.

Bazuar në disa matje, të cilave u referohet Gazeta Nacionale, të realizuara përgjatë një harku kohor prej 41 ditësh, televizionet kosovare kanë audiencë të gjerë.

Matjet ishin bërë nga data 15 maj (e diel) deri më 21 qershor (e martë) dhe përfshinin 24 orët e shikueshmërisë së secilit televizion, dhe jo vetëm kohën prime (prime time) që zakonisht definohet mes orës 20:00 dhe 23:00.

Të dhënat janë marrë nga një prej operatorëve më të fuqishëm kabllorë në vend.

Sipas tyre, Radiotelevizioni Dukagjini është në pozitën e dytë, nga televizionet më të shikuara në vend, me 113 pikë të mbledhura, në sistemin e poentimit të Gazeta Nacionale, që numëronte pesë pozitat e para nga 1 (vendi i pestë) deri në 5 pikë (vendi i parë).

Ndërsa, Klan Kosova është televizioni më i shikuar në vend, duke u renditur i pari për të gjitha ditët sa u bënë matjet dhe duke i marrë 205 pikë.

Vendi i tretë i takonte RTV 21 me 104 pikë, që shumë shpesh dilte edhe në vend të dytë, por që në ditë të caktuara edhe binte krejtësisht jashtë top 5-shes.

Televizioni publik (RTK) mund të ketë një bord të ri dhe buxhet mbi 10 milionë euro por në renditje qëndronte shumë më poshtë sa i përket shikueshmërisë, me vetëm 58 pikë të fituara nga Top-5.

RTK-ja në 14 nga 41 ditët e numëruara, nuk ishte fare në mesin e pesë televizioneve më të shikuara në vend.

Menjëherë pas RTK-së ishte KTV-ja e Grupit Koha me një pikë më pak, 57 pikë.

Jashtë top 5-shes janë televizionet si Alsat M me 51 pikë, dhe televizionet Kanal10 e ATV me nga 7 pikë.

Më poshtë keni pikët dhe matjet për disa prej ditëve të bëra për 24 orë:

 

Klan Kosova: 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 – 5 | 205 pikë

____________________________________________________________________

RTV Dukagjini: 2 – 2 – 3 – 2 – 2 – 3 – 3 – 2 – 2 – 2 – 3 – 4 – 3 – 3 – 2 – 3 – 2 – 2 – 3 – 4 – 4 – 3 – 2 – 2 – 3 – 3 – 4 – 2 – 3 – 3 – 4 – 3 – 3 – 2 – 2 – 3 – 4 – 3 – 2 – 3 – 3 | 113 pikë

____________________________________________________________________

RTK: 3 – 3 – 0 – 1 – 3 – 0 – 0 – 3 – 0 – 4 – 1 – 1 – 0 – 2 – 0 – 1 – 3 – 0 – 2 – 0 – 3 – 2 – 4 – 0 – 2 – 2 – 1 – 1 – 1 – 1 – 0 – 1 – 4 – 0 – 4 – 0 – 3 – 1 – 0 – 1 – 0 – | 58 pikë

____________________________________________________________________

RTV 21: 1 – 4 – 4 – 4 – 4 – 4 – 2 – 4 – 4 – 3 – 4 – 0 – 2 – 0 – 4 – 0 – 4 – 3 – 0 – 1 – 2 – 4 – 3 – 3 – 4 – 4 – 3 – 4 – 2 – 2 – 1 – 0 – 1 – 3 – 0 – 0 – 0 – 4 – 4 – 4 – 4 – 104 pikë

____________________________________________________________________

Kanal 10: 4 – 1 – 2 – | 7 pikë

____________________________________________________________________

ATV: 1 – 1 – 1 – 1 – 1 – 1 – 1 | 7 pikë

____________________________________________________________________

Alsat M: 4 – 3 – 1 – 2 – 4 – 4 – 4 – 1 – 4 – 4 – 2 – 1 – 1 – 1 – 4 – 2 – 4 – 4 – 1 | 51 pikë

____________________________________________________________________

KTV: 2 – 2 – 4 – 1 – 3 – 2 – 3 – 1 – 1 – 2 – 1 – 1 – 3 – 1 – 1 – 1 – 2 – 3 – 4 – 4 – 3 – 2 – 1 – 3 – 2 – 1 – 2 – 1 | 57 pikë

____________________________________________________________________