Levica hap zyre në Tetovë, a po bashkëpunon Kasami me Apasievin për zgjedhje?!

Date:

Levica e Apasiveit, anti BE-se, anti NATO-s, anti SHBA-së dhe anti Kosovës zyrtarisht ka hapur zyrë në Tetovë afër komunës së Tetovës. Hapja e zyrës në Tetovë dyshohet se mund të ketë marrëveshje të fshehtë me BESËN e Bilall Kasamit për zgjedhjet e këshillit me 20 Gusht të këtij viti.

BESA e Kasami bashkë me ASh-në e Selës muaj më parë u bashkuan me VMRO-në dhe LEVICËN për të rrëzuar qeverinë ZAEV, qeverinë pro BE-se dhe SHBA-së.

Një marrëveshje e tillë dështoi duke mos arritur që mos të bëhen 61 deputet për të rrëzuar qeverinë Zaev 2.

Bashkimi i BESËS me VMRO-në dhe LEVICËN e Apasievit dështoi edhe në rrëzimin e Talat Xhaferit për kryetar parlamenti.