Me FAKE NEWS për të krijuar huti!

64

Ja, shembulli më eklatant se si disa individë ose grupe të papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme, me lajme të rrejshme, mundohen të krijojnë perceptim të gabuar lidhur me çështje të ndjeshme siç është rruga eurointegruese e vendit tonë.

Kjo është një sajesë e ulët dhe qëllimkeqe, duke iu mveshur zëvendëskryeminsitrit të parë të Qeverisë së RMV-së diçka që as e ka thënë e as e ka menduar ndonjëherë. Të tillët shfrytëzojnë kaosin në rrjetet sociale për të krijuar huti në publik dhe për t’i dhënë dimension ndëretnik çështjes së pranimit ose mospranimit të propozimit francez për rregullimin e marrëdhënieve me Bullgarinë.

Portali prej nga gjoja e kanë marrë nuk ka një deklaratë të tillë të zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Por kjo nuk u pengon atyre që të hedhin gurin e të mëshefin dorën, duke u mbrojtur me identitete të rrejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here