Moti sot me diell dhe me temperatura deri në 39 gradë celsius

73

Në Maqedoni moti sot në mëngjes do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, me mundësi të kushteve klimatike për shfaqjen e stuhive afatshkurtëra.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Sot dhe nesër do të mbajë mot shumë i ngrohtë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Ditën e mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm, në shumë vende dhe do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në pjesët veriore me 3 deri në 5 gradë.

Një tjetër valë e lagësht me temperatura në rënie do të jetë kudo nga e premtja deri në fundjavë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here