Sanksionohen 751 shoferë motoçikletash, konfiskohen 28 mjete

51

Në periudhën prej datës 27 qershor 2022 deri më 03 korrik 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 751 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 488 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 133 kanë ngasur mjetin pa patentë shofer, 28 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here